Hillary Clinton viziton shtëpinë e biznesmenit shqiptar Sal Rusi

Kandidatja demokrate për Presidente të ShBA-ve, ka vizituar biznismenin shqiptar Selim Rusi, që njihet si Sal Rusi.




Kjo vizitë ka marrë dhenë pasi Rusi është pronar i një shtëpie, e cila ka histori mafioze në New York, transmeton Koha.net. Rusi në vitin 2000 ka blerë shtëpinë e Paul Castellano, ish-boss i mafias në New York.

Madje emri i shtëpisë i «ndjellë» mirë Hillary-t ngaqë ajo quhet «Shtëpia e Bardhë», vendi i cili synohet nga ish-zonja e parë që nga viti 1994 deri në vitin 2000, kur burri i saj Bill Clinton ishte president.

Rusi, i cili është pjesë e lobit Shqiptaro-Amerikan, do të organizojë një mbrëmje për mbledhje fondesh në përkrahje të Demokratëve në këto zgjedhje.

Sipas gazetës New York Daily News, Rusi tha: «Kjo po ndodhë ngaqë Clinton u ka ndihmuar shumë komunitetit shqiptar dhe kam kënaqësinë që mund t’i ndihmojë zonjës Clinton dhe komunitetit të saj».