Hijet tona

Foto: Shutterstock



Lëkurat tona janë të ndryshme
edhe rrobat tona.
Shumica e syve
përqendrohen te dallimet,
kërkojnë dollapë të mundshëm
për renditje.
Askush nuk e vëren
se hijet tona pas nesh
ulen pranë njëra-tjetrës,
ecin bashkë
dhe qeshin.

Hijet tona kuptojnë më shumë se ne,
hijet tona, të cilat kanë ngjyrën e njëjtë.

Përktheu: Enver Robelli