Hijet po na ikin

Foto: Shutterstock



Një ditë do të takohemi
si anije letre dhe
bostan që ftohet në lumë.
Shqetësimi i botës do të jetë
me ne. Me pëllëmbë diellin
do ta errësojmë dhe me fener
do të afrohemi.

Një ditë era
nuk do ta ndryshojë drejtimin.
Mështekna gjethe do të dërgojë
në këpucët tona tek pragu.
Ujqërit do të nisen
pas dlirësisë sonë.
Fluturat do të lenë pluhurin
në fytyrat tona.

Një plakë çdo mëngjes
do të rrëfejë për ne në sallën e pritjes.
Dhe kjo që po them
tashmë është thënë: presim erën
si dy flamuj në kalim kufiri.
Një ditë të gjitha hijet
do të na ikin.

Nga maqedonishtja: Milena SELIMI