Hijes sate

Foto: Shutterstock

Ti e ke shijen e tokës
të dritës
të mëngjeseve të qeta
verore,
të ngrohtësisë
së gurëve të gjetur në duna.
Kam dëshirë
të këndoj në zgavrat e portokajve, në hënë,
në kodrat e vogla
të trupit tënd të zhveshur;
të këndoj dhe të ec
mbi ujë, mbi lëngun
e supeve, të krahëve,
në blunë sekrete
të guaskës së këmbëve.
O shije e përjetshme,
o shije vdekjeprurëse
e burimeve të tokës,
rrapëllimë amnore,
diellore e gëzimit:
kam dëshirë të vdes,
të vdes dhe të këndoj.

Përktheu: E. Robelli