Heroina e Clintonit

Mediat e shtypura amerikane ishin entuziazmuar dhe mahnitur në qershorin e vitit 1996, kur u mor vesh se Hillary Clinton kishte pasur bashkëbiseda imagjinare me Eleanor Rooseveltin. Madje reporterët i kishin përshkruar këto biseda të paqena si seanca supernatyrore.




Madje edhe burri i saj, Bill Clinton, ishte tallur së fundi se gruaja e tij kishte «komunikuar» me ish-zonjën e parë amerikane që kishte vdekur më 1962, shkruan sot «Koha Ditore».

Model

Hillary Clinton gjithnjë ka vazhduar të merrej me këtë çështje, duke shpjeguar edhe në ditarin e saj se ishte në kërkim të rehatisë dhe këtë kërkonte ta arrinte duke folur me «gruan që e frymëzonte dhe fuqizonte». E kishte mbajtur portretin e Elanori Rooseveltit në zyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedat me të thjesht ishin «ushtrim i dobishëm mendor për ta ndihmuar për analizimin e problemeve».

Siç shkruante Hillary Clinton, shpirti i Eleanorit do t’i përgjigjej duke i thënë se «piqu dhe trashe lëkurën sa më shumë që të mundesh».

Andaj nuk ishte e habitshme që Clintoni langoi fushatën e saj presidenciale me një marsh në Ishullin Roosevelt në qytetin njujorkez në East River. Kjo ishte llogaritur si një ceremoni që po bëhej më shumë për të nderuar heroinën e saj, sesa për ta nderuar presidentin FDR.

Eleanor është bërë e famshme me thënien se më parë «do të binte në gjumë të gjatë sesa të garojë për president», por ajo ishte një grua që u mor goxha shumë me politikë. Ajo ishte një grua që kohën nuk e kishte në anën e saj dhe kjo mund të jetë një arsye më e madhe pse Clinton e vlerëson si grua të rëndësishme në jetën politike amerikane.

Eleanor ishte një rioshe e turpshme kur e kishte takuar Franklinin, kushëririn e saj të largët. Ai ishte djalë i hijshëm dhe ambicioz. Ata u martuan më 1905, kur ajo ishte 20 vjeçe. Disa vjet më vonë, dy ngjarje që ndodhën brenda një kohe të shkurtër ndryshuan marrëdhëniet e tyre.