Heroi i Kosovës nga veriu i lartë

Një norvegjez i lindur në Suedi shënon në Finlandë golin e parë historik për Kosovën në kualifikimin për Kampionatin Botëror. Ndërsa Valon Berisha të drejtën e lojës e mori vetëm paradite.

Valon Berisha, pamje nga interneti.

Vetëm në fund të gushtit një shtetas i Norvegjisë, i lindur në Suedi dhe i aktivizuar si futbollist profesionist në Austri vendosi që karrierën si lojtar i kombëtares në të ardhmen ta vazhdojë për vendlindjen e prindërve të tij. Të martën paradite ai e fitoi të drejtën e lojës, kurse në mbrëmjen e 5 shtatorit u bë i pavdekshëm: Valon Berisha, 23 vjeç, e shënoi golin  eparë në një lojë zyrtare kualifikuese për në Kampionatin Botëror. Në minutën e 60-të Berisha e shndërroi një gjuajtje të lirë në një barazim 1:1 për reprezentacionin e futbollit kosovar në Turku të Finlandës. Me këtë ai e barazoi shënimin e avantazhit nga Paulus Arajuuri në minutën e 18-të. Goli i parë për Kosovën njëkohësisht do të thoshte edhe pikat e para për Kombëtaren e republikës së re.

Vërtet statusi ndërkombëtar i këtij vendi në pjesën perëndimore të Ballkanit është ende i kontestuar – republikën e njohin vetëm 109 nga 193 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara si të pavarur. Por Federata Botërore e Futbollit, Fifa, tani më është një hap më përpara. Vendi i vogël me statusin e paqartë, pjesëtarë të të cilit ndihen 1,8 milionë njerëz, më 13 maj 2016 u pranua si anëtare e 210-të e familjes gjithëbotërore të futbollit.

Pak më pas, më 3 qershor, ekipi ka zhvilluar lojën e parë si anëtare e Fifas – ndonëse larg nga vendlindja, në Frankfurt Kosova fitoi 2:0 kundër Feroerit. Loja e parë e lejuar miqësore ka dalë në mars të 2014-tës me një rezultat 0:0 kundër Haitit. Sipas kësaj, vendi i ngjitur në pozitën e 190-të të ranglistës së Fifas, në historinë e tij të shkurtër të lojërave ndërmjete vendeve është akoma i pathyer.

Një gurë i vërtetë kilometrik ishin pikët e fituara në Turku. Reagimet ndaj rezuttatit të konsideruar si historik ishin, sikurse priteshin, euforike. Në rrugët dhe kafenetë e kryeqytetit Prishinë është festuar deri natën vonë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e shfrytëzoi momentin dhe u shfaq plot patos në skenë si tifozi më i madh i futbollit. «Gjenerata të tëra të lojtarëve ndihen kaq krenarë pas shekujsh të tërë izolimi», shkroi ai në Twitter.

Edhe kryeministri Isa Mustafa u tregua i lumtur me performansën e Kombëtares. «Ne jemi dëshmuar si një ekip me vlera në garat ndërkombëtare», tha ai. Dhe, Thaçi shtoi edhe këtë: «Ju jeni më të mirët», iu adresoi ai një fjalë përshëndetëse lojtarëve të Kombëtares së vendit të tij. Ata u mblodhën nga Kombëtare të ndryshme europiane, me çka Kosova nuk krijoi vetëm miq. Kështu Federata Zvicerane e Futbollit akuzoi kosovarët për praktika të ashpra rrëmbi të lojtarëve.

Federata në një kumtesë apeloi për fernes si dhe respekt dhe shprehi pritjet që lojtarët e Kombätres së saj me rrënjë në një vend tjetër nuk do të «vihen nën presion apo hasmërohen». Lojtari i FC St. Gallenit, ish lojtari i Bundesligës nga Nürnbergu Albert Bunjaku megjithatë absolvoi gjashtë lojëra shtetërore të A-së për Zvicrën përpara se ta ndërronte pasaportën. Edhe Enis Alushi nga njëshi i FC Nürnbergut, i cili për ekipe të ndryshme të juniorëve të Kombëtares gjermane ka absolvuar 15 lojëra shtetërore, sikurse edhe Fanol Perdedaj nga München 1860 i kanë ndërruar ngjyrat. Gjithsejt Fifa ka miratuar ndërrimin e kombätres për 16 lojtarë. Kaq zemërgjërë Federata Botërore është vetëm ndaj kombëtareve të reja.

Heroi i ri kombëtar i Kosovës ka lindur më 1993 në Malmö, ku ishin vendosur prindërit e tij në fillim të ’90-tave nga rajoni i krizave, Kosova. Shkurt më pas ata kaluan në Stavanger, ku talenti i spiktur i Valon Berishës në futboll ra frik në sy. Me 15 vjet ai u selektua për Norvegjinë, megjithë një stërvitje-provë te Chelsea i Londrës ai vendosi që njëherë të qëndrojë në vend dhe të luajë për Viking Stavangerin. Vetëm më pas kaloi te Red Bull Salzburg. Berisha i ka kaluar të gjitha ekipet e juniorëve të kombëtareve të Norvegjisë, nga U15-ta deri te U21-shi. Për ekipin e A-së ai ka luftuar në 19 lojë shtetërore.

Norvegjezët i urojë gjithë të mirat

Por, pastaj erdhi thirrja nga vendlindja e prindërve të tij – dhe Berisha vendosi t’i përgjigjet asaj. «Ishte një vendim i vështirë, por shpresoj se atë e respektojnë të gjithë», tha ai. Edhe pse ka ndjenja të forta për Norvegjinë, ai ndjen një lidhje shtesë për Kosovën. Vëllai i tij, për një vit më i ri, Vetoni, aktiv në Bundesligën e dytë te Greuther Fürth, ndihet ndryshe: ai do të vazhdojë të luajë për Norvegjinë.

Federata norvegjeze regoi në mënyrë sportive dhe e respektoi vendimin e më të vjetrit. Shefi i ekipit Per-Mathias Högmo u shpreh: «Kemi respektin më të lartë, e falënderojmë Valonin për angazhimin e tij dhe i urojmë gjitë të mirat për karrierën në Kosovë.»

«Kemi mundur edhe të fitojmë»

Ajo filloi, sikurse nuk ka mundur të nisë më mirë: «Kam ëndërruar të shënoj një gol për Kosovën», u shpreh heroi i mbrëmjes pas fillimit të suksesshëm.

Në grupin e parë të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror prinë menjëherë në tabelë. Por bashkë me ekipet e tjera: Edhe Ukraina dhe Islanda si dhe Kroacia dhe Turqia janë ndarë gjithashtu 1:1. Mediat në Kosovë janë unanime: «Kemi mundur edhe të fitojmë.»

(Frankfurter Allgemeine Zeitung) ks