Hero Agim Ramadani nderohet edhe përtej Atlantikut

[Best_Wordpress_Gallery id=“85″ gal_title=“agim ramadani“]

Në kuadër të 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Agim Ramadani nderohet me dy mirënjohje.

Teksti dhe fotot Rexhep RIFATI

Zhegër, Gjilan: Në vendlindjen e hero Agim Ramadanit, kësaj figure poliedrike të historisë sonë më të re, të dielën u bë dorëzimi i një mirënjohje të lartë që erdhi nga Bronxi i Nju Jorkut, ku edhe përqendrohet numri i madh i shqiptarëve të Amerikës.

Në kuadër të 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Agim Ramadanit paralelisht iu ndanë dy mirënjohje: në Evropë nga Shoqata e krijuesve shqiptarë në mërgatë dhe nga Amerika, një pllakat nderi i nënshkruar nga kryetari i Bronxit, z. Ruben Diaz.

Sipas kryetarit të Fondacioni Shqiptaro-Amerikan, Esad A. Rizai, porosinë për këtë mirënjohje e kishte dhënë profesor Xhemshit Duriqi, si edhe në rastin e heroit Zahir Pajaziti. Fondacioni gjeti përkrahjen e të rinjve shqiptarë në Amerikë dhe i propozoi presidentit të Bronxit, që Agimi Ramadani të nderohet me mirënjohje nga Amerika.

Prania e shokëve të Agimit

Me rastin e dorëzimit të Pllakatit në shtëpinë ky lindi heroi, pos familjarëve, merrnin pjesë ish-eprorë të lartë ushtarak, shokë të Agimit Ramadanit – Anton Çuni, Xhafer Gashi, Musa Gjakova, Skender Haliti e të tjerë, në krye me komandant Rrustem Berishën. Në mesin e tyre edhe njëri nga luftëtarët e spikatur të këtij fronti, gjermani Mike Spath, i radhitur në kuadër të UÇK-së dhe i njohur me nofkën Çlirim Kosharja.

Të pranishmëve në emër të familjes mirëseardhje u uroi i vëllai i heroit doktor Jashar Ramadani, i cili këtë mirënjohje e vlerësoi si një përkrahje që i bëhet luftës së vëllait të tij dhe atyre që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë Kosovës. Për të marrë pjesë në këtë akt solemn kishin udhëtuar nga Zvicra edhe e shoqja dhe e bija e heroit, Shukrije e Lorinë Ramadani.

Akti i dorëzimit të pllakatit ishte një moment sa krenar, aq edhe prekës. Profesor Duriqi, atë ia dorëzoi Fetie Ramadanit, një grua e urtë e bujare që lindi heroin e kombit Agim Ramadanin.

Agimi që madhëroi historinë

Duke e dorëzuar pllakatin e mirënjohjes, me motivacion: për kontributin që dha Agim Ramadani-Katana për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, profesor Xhemshit Duriqi me fjalë falënderimi e miradije iu drejtua familjes Ramadani:

«Zoti e nderoftë familjen e juaj që dha heroin e kombit Agim Ramadani, i cili ashtu siç ishte i madh në luftë e në jetë, do të mbetet përherë i madh edhe në zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Këtë e dëshmoi edhe ky shembull me shqiptarët e Amerikës. Agimi, pos që ka nderuar familjen e shokët, ka nderuar të gjith popullin shqiptar. Ai e ka madhëruar edhe historinë tonë më të re. Ai ishte dhe është edhe sot krenaria jonë. Ju uroj këtë mirënjohje të lartë për Agimin. Dua të them edhe këtë se, jam i obliguar dhe i autorizuar nga z. Ruben, që t’ju përshëndes në emër të tij dhe të komunitetit shqiptar që jeton e vepron në numër të madh në Bronx të Nju Jorkut, ku ai është kryetar bashkie.»

Amanet- bashkimi i shqiptarëve

Në emër të shokëve të luftës falënderoi komandanti i Brigadës 138 «Agim Ramadani», gjeneral Rrustem Berisha, i cili shprehi kënaqësinë për këtë mirënjohje që i bëhet njërit prej strategëve më të njohur të luftës së fundit për çlirimin e Kosovës, si dhe falënderoi ideatorët dhe realizuesit e kësaj mirënjohje të lartë që erdhi nga Amerika. «Jemi shumë krenarë që kemi pasur fatin të jemi luftëtarë me Agim Ramadanin. Ne shokët do ta vazhdojmë që amanetin e tij ta çojmë në vend dhe të punojmë për bashkimin e shqiptarëve», theksoi ndër të tjera Rrustem Berisha.

Memoriali i pakryer në Koshare

E shoqja e Agimit, zonja Shukrije Ramadani, shprehi falënderimin për autoritetet e Bronxit të Nju Jorkut dhe komunitetin shqiptaro-amerikan për kujdesin e treguar, por edhe shqetësimin pse deri më tash po zvarritet përfundimi i memorialit në Koshare. Sipas Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, që drejtohet nga Esad Ali Riza, deri më tash me këtë mirënjohje janë nderuar Isa Boletini, Azem Bejta, Bajram Curri, Hasan Prishtina. Adem Jashari, Ibrahim Rugova, Zahir Pajaziti, Tahir Sinani e të tjerë.

Përndryshe, programi në Zhegër u përcoll edhe me një recitim të poetes Sadije Ismaili –Ilirida.[Best_Wordpress_Gallery id=“85″ gal_title=“agim ramadani“]

Përndryshe, programi në Zhegër u përcoll edhe me një recitim të poetes Sadije Ismaili –Ilirida.