Herët në mëngjes

Foto: Shutterstock



Herët mëngjesi në dritaren time mbështet faqen
dhe mori frymë lehtë plot lumturi.
Ky është çasti më i heshtur e i pastër në botë
ngadalë me hapa solemn dita futet në dhomë.

Flladi i parë i lehtë mëngjesor dridhet
në dritaren time të hapur – ajri vezullon i kaltër – trëndafil.
Befas në heshtjen e plotë nga çerdhja me zogj të vegjël
dëgjohet prajshëm klithja e dallëndyshes.

Me zë të butë dhe të ulët nga puplat e zymta
përgjumshëm cicëron nëna e lumtur për folenë e fjetur…
e babai sulet me krahët vetëtimë
në mëngjesin e lartë plot dritë.

Përktheu: Kosovë Rexha  – Bala