Hendbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll

Loret Sadiku ka ende dy zgjedhje para vetes – të vazhdojë të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës apo t’i kthehet Suedisë. Dy opsione pati edhe kur ishte 15-vjeçar – të vazhdojë të luajë hendboll apo futboll. Sadiku 24-vjeçar nëntë vite më parë zgjodhi rrugën e futbollit para hendbollit, sport me të cilin deri në moshën 15-vjeçare merrej në mënyrë intensive.

“Besoj që e keni parasysh se në Suedi hendbolli është sport mjaft i popullarizuar, prandaj unë jam marrë me këtë sport në mënyrë intensive deri në moshën 15-vjeçare”, thotë Sadiku në një bisedë për gazetën Koha Ditore. Por, krahas hendbollit edhe në atë kohë luante futboll. Mbrojtësi i lindur në Kosovë, nuk është pishman që zgjodhi të luajë futboll. Ai ka arritur të bëhet futbollist profesionist, madje me zë në futbollin evropian. Është pjesë e skuadrës së Superligës turke, Mersin.

Sadiku tregon se talent ka edhe në sportin e badmintonit.

“Po ashtu kam dëshirë të zhvilloj një sport interesant dhe kur kam kohë të lirë e praktikoj badmintonin”.

Ish-reprezentuesi i U-21 të Suedisë që tashmë ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën, duke refuzuar ekipin “A” të Suedisë, ka nisur të merret me futboll në moshën 11-vjeçare në klubin Hanger të Suedisë.

Sadiku nuk e dinte se një ditë do të bëhej profesionist, pasi futbollin thjesht e kishte filluar për argëtim.