Hemingway në dokumentet e veta

Ernest Hemingway nuk ishte vetëm figura kryesore në letërsinë e shekullit XX, por ai ishte edhe një grumbullues i shumë sendeve që për dikë nuk kanë fare vlerë.




Ai madje kishte ruajtur edhe pasaportat e tij të vjetra dhe biletat e garave me dema, duke lënë kështu pas vetes koleksionin më të madh të dokumenteve se të gjithë autorët tjerë.

Për këtë shtrohet pyetje nëse «Ernest Hemingway: Between Two Wars» (Ernest Hemingway: Midis dy luftërash), e hapur të premten në «Morgan Library & Museum» në New York, është ekspozita e parë e madhe muzeore që i është dedikuar Hemingwayit dhe veprës së tij, shkruan sot «Koha Ditore». Kjo mund të ndodh thjesht, sepse askush nuk e kishte menduar më parë.

Shumica e dokumenteve të Hemingwayit ndodhen në «John F. Kennedy Presidential Library and Museum» në Boston. Pas vdekjes së Hemingwayit, më 1961, Presidenti Kennedy, që ishte një adhurues i tij, e kishte ndihmuar të venë e tij, Mary, të shkonte në Kubë dhe të tërhiqte prej aty shumicën e gjërave që i takonin shkrimtarit.

Kryesisht për shkak të mirënjohës, ajo më vonë ia kishte dhuruar arkivin e Hemingwayit bibliotekës së re presidenciale. Por biblioteka «Kennedy» – ku do të hapet një ekspozitë në muajin mars – nuk është mësuar sikurse «Morgan», që t’i ekspozojë këtë gjëra për audiencën e gjerë.