HDZ cakton mandatar të ri për formimin e Qeverisë kroate

Kryesia e HDZ-së ka marrë vendim që kryeministrit aktual të Kroacisë, Tihomir Oreshkoviqit, t’i deklarohet mosbesimi në Parlament, ndërsa mandatar të ri për formimin e qeverisë t’i jepet Zdravko Mariqit, transmeton Koha.net.

Pritet që vendimi i HDZ- së të marrë mbështetjen e shumicës në Parlament.

Oreshkoviq tani është vetëm kryeministër teknik.