Haziri shpall tetorin «Muaj të Solidaritetit dhe Tolerancës» në Gjilan

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe bashkësive fetare, muaji tetor është shpallur «Muaji i Solidaritetit dhe Tolerancës» në Gjilan.




Gjatë këtij muaji do të organizohen debate të ndryshme në funksion të tolerancës dhe solidaritetit, do të organizohen aktivitete kulturore e sportive, sikurse që do të vizitohen objekte të trashëgimisë kulturore dhe fetare.

«Gjilani është qyteti më tolerant dhe më solidar në Republikën e Kosovës dhe me gjerë. Kjo po dëshmohet vazhdimisht dhe po trumbetohet edhe nga të gjitha organizatat me renome në vend», ka thënë Haziri.