Haziri këshillon Qeverinë të mos e kushtëzojë RTK-në me buxhet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos e kushtëzojë Radio Televizionin e Kosovës me buxhet.




«RTK është e Kosovës. UNMIK-u, UNMIKisatanat (s’e mbaj n’mend sa PSSP kanë qenë në Kosovë, pos Petersenit, i fundit para shpalljes e së Pavarësisë!), kryeministrat dhe tjerët, u munduan me vendosë kontroll në RTK, por nuk ia vlen. Kosova po kalon në procese të mëdha, e qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera duhet ta respektojnë fjalën dhe mendimin e lirë, që RTK e ka mision. Mos e kushtëzoni me buxhet sepse RTK i duhet Kosovës», ka thënë Haziri.

«Duhet me thanë kjartë se RTK-në asnji qeveri e as institucion nuk mundet me e rrënue. RTK1, (*2),3.4 asht e Kosovës (*2, ju lutem lexo drejt). Mos e prek. Në emën t’Zotit e Atdheut», ka përfunduar ai.

Ky reagim vjen pasi Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka kërkuar sot gjatë ditës nga Kryeministri Mustafa që të mos merret me këtë televizion.