Haxhiu: Zemajt i erdhi keq që nuk mundi ta vrasë asnjë nga LVV

Deputetja Albulena Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka bërë kallëzim penal ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.




Ajo tha se deputeti Zemaj në deklarimet e tij publike ka thënë se i vinte keq se si gota e tij nuk e ka arritur cakun. Sipas Haxhiut, kjo do të thotë se atij i vinte keq që nuk arritur të vras ndonjë deputet të Vetëvendosjes.

«Deputeti Zemaj fillimisht e kishte mohuar një diçka të tillë,madje kishte thënë se ishte një inskenim i Vetëvendosjes dhe pak ditë pas deklarata të tilla doli në medie të shkruara dhe ato televizive, se deputeti Zemaj paska qenë në fakt ai që ka hedhur gotë në drejtim të deputetëve të G.P. të Vetëvendosjes», tha Haxhiu.

Ajo më pas shtoi se atij i ka mbetur hatri që nuk kishte arritur cakun, transmeton kp.

«Përveç kësaj i njëjti nuk e mohoj më pas një gjë të tillë dhe tha se i mbetet hatrit që nuk e kishte arritur cakun, mirëpo nuk tregoj në fakt se kush ka qenë caku. Pra atij i erdhi keq që nuk mundi ta vras asnjëri nga deputetë e LVV sepse siç e dini gota e tij e qelqit mund të ketë shkaktuar edhe lëndime të rënda siç është edhe vdekja», tha Haxhiu.