Haxhiu: Ftoj policinë të më arrestojë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albuelena Haxhiu, që po hetohet nga Prokuroria e Shtetit për veprat penale në Kuvendin e Kosovës, thotë se nuk ka ikur asnjëherë nga policia duke e ftuar atë që ta arrestojë, madje edhe në studiot e KTV-së.




«Kemi dëgjuar që Policia e Kosovës po kërkon intervistimin tim dhe të Albin Kurtit dhe e them me përgjegjësi të plotë se nuk jemi fshehur nga Policia. Kam vazhduar aktivitetin tim publik dhe i bëj thirrje policisë të më arrestojnë, madje edhe në këtë studio, por mos të bien nën urdhrat e Isa Mustafës», ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së.

«Dua që Policia të mos i shërbejë Mustafës dhe mos të dorëzohet në marrëveshjet e pranuara nga ai», ka shtuar ajo.