Haxhi prish raportet Arabi Saudite –Iran

Vdekja e më shumë se 700 pelegrinëve në Haxh në Arabinë Saudite mund t’i prish raportet e këtij shteti me Iranin pasi që njëri-tjetrin akuzojnë për tragjedinë.




Mediat arabe shkruanin se gjithë incidentin e kanë shkaktuar rreth 300 pelegrinë iranianë të cilët shkelen rregullat dhe ecën në drejtimin e kundërt, derisa Irani akuzon Arabinë Saudite për mungesë të masave të sigurisë.

Edhe presidenti iranian edhe lideri suprem e kanë kritikuar Arabinë Saudite duke thënë se duhet kërkuar falje për atë çfarë ndodhi, raporton KTV. E ambasadori saudit në Teheran u mor në pyetje nga Ministria e Jashtme për incidentin ku së paku 136 iranianë humbën jetën.

Haxhi po ashtu është barometër i marrëdhënieve mes dy vendeve deri në një pikë. Arabia Saudite kishte refuzuar propozimin e Iranit për të ndalë sulmet në Jemen, e Irani më pas ndaloi hapësirën ajrore për pelegrinët që udhëtonin në Arabinë Saudite.

Por ministri saudit i Shëndetësisë tentoi të zbut situatën duke thënë se pas hetimeve të parë del se faktori njeri nuk ishte shkaktar i tollovisë së krijuar në haxh.