Haradinajt s’i pëlqen qysh u interpretua kundërshtimi i tij ndaj Obamas

Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi po vazhdon të kundërshtohet nga Ramush Haradinaj.




Kreu i AAK-së nuk e ka pritur aq mirë deklaratën e Barack Obamas rreth marrëveshjes së Demarkacionit.

I pyetur nga gazetarët rreth deklaratës së Obamas, Haradinaj ka thënë se nuk mund të përkrahet një marrëveshe e tillë, siç është ajo me Malin e Zi.

Mirëpo pak kohë pas kësaj deklarate, Haradinaj ka reaguar sërish në Facebook duke vepruar si shumë politikanë të tjerë që për gabimet e tyre ua lënë fajin medieve.

«Unë besoj fuqishëm se deklarimi i Presidentit Obama për Demarkacionin është mbështetje e një procesi të rëndësishëm për Kosovën, ashtu siç ka ndodhur në vazhdimësi dhe nuk e besoj që kjo mbështetje e nënkupton përjashtimin e mundësisë së korrigjimit të gabimeve që kanë ndodhur në këtë proces», ka shkruar Haradinaj.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka përkrahur demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi në adresimin e ambasadores Vlora Çitaku.