Haradinaj: Penguam demagogjinë në Kuvend

Edhe ka qenë reagim i pritur i deputetëve pra pengimi i një demagogjie që u provu me ndodh në Parlament, shkruan në postimin e tij përmes Facebook lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.




Mos të harrojmë se ajo që u cilësua si raportim vjen pas disa jave spekulimesh në media të ndryshme e njoftime për marrëveshje që i mendojmë të dëmshme për vendin.

Pra, asociacioni i komunave me kompetenca vendimmarrëse është gabim, marrëveshje tjera janë të dëmshme edhe në aspektin ekonomik, po jo vetëm aq.

Mendojmë që si opozitë vepruam drejtë, dhe opozita e ka deklaruar edhe në seancën para kësaj se nuk mund të pretendohet në një normalitet kur ndodhin veprime kaq jonormale nga kryeministri i vendit.

Ështe një veprim i qëlluar, i drejtë, i nevojshme, një porosi e nevojshme se nuk mund të sillet kështu në Kosovë, thotë Haradinaj në postimin e tij.