Haradinaj në Kaçanik: Duhet të punojmë që t’i rregullojmë punët tona

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka zhvilluar sot një vizitë në Komunën e Kaçanikut.




Haradinaj vizitoi edhe kompaninë «BK» ku u njoftua me zhvillimin e kësaj kompanie si dhe ecurinë e bizneseve në Komunën e Kaçanikut.

«Sa herë që jam në Kaçanik ndjehem sikur në shtëpinë time, në këtë qytet me traditë dhe histori është kënaqësi të ndajmë mendimet dhe idetë së bashku me qytetarët e këtij vendi», citohet të ketë thënë Haradinaj.

«Bizneset vendore, sidomos këto që krijojnë vende pune dhe të ardhura për qytetarët vendas, duhet të përkrahen dhe subvencionohen më shumë», theksoi më tej Haradinaj.

Gjatë vizitës në Kaçanik, Haradinaj vizitoi edhe familjen e patriotit dhe luftëtarit Ramë Beka në Doganaj.

«Jam i nderuar që jam në këtë familje të madhe dhe më vjen mirë që kjo familje e ka ruajtur vazhdimësinë e patriotit Ramë Beka. Si komb shqiptar, po ecim para, kurse ne këtu në Kosovë duhet të punojmë që t’i rregullojmë punët tona brenda! Po punojmë ta ndryshojmë këtë gjendje dhe të punojmë më shumë në zhvillimin e vendit», tha Haradinaj në takim më bashkëfamijarët e Ramë Bekës, djalit të të cilit në shenjë respekti i dhuroi një flamur kombëtar.