Haradinaj këshillon medvegjasit të shkojnë për votime në vendlindje




Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka takuar një delegacion të përfaqësuesve politikë të Medvegjes, e cila këtë të diel do të organizojë zgjedhje. Është biseduar për aktualitetin politik dhe për problemet në prag të këtyre zgjedhjeve.

Mesazhi kryesor që ka dalë nga takimi, është se obligimi më i rëndësishëm qytetar për të gjithë banorët e Medvegjës, përfshirë edhe ata që aktualisht jetojnë në Kosovë, është pjesëmarrja në votimet e së dielës.

Pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhjet komunale në Medvegjë, nënkupton përcaktim për më shumë hise politike të shqiptarëve në pushtetin e kësaj komune, që do të dalë nga zgjedhjet e së dielës, citohet të ketë thënë Haradinaj.