Haradinaj i përgjigjet aksionit për dhurim vullnetar të gjakut

Në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, Ramush Haradinaj dhe anëtarë të tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, do të dhurojnë gjak.

Në një njoftim për media, thuhet se Haradinaj dhe anëtarët e tjerë do të dhurojnë gjak në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë.

Aktivitetet për këtë ditë bëhen me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për sigurimin e gjakut dhe për të shprehur falënderime për të gjithë ata që dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë.