Haradinaj dhuron gjak, thotë është kulturë të ndihmosh tjetrin pa e njohur

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur që sot, në Ditën Botërore për Dhurimin e Gjakut, së bashku me bashkëpartiakët e tij të dhurojë gjak. Ai thotë se në qendrën ku dhuroi gjak kishte shumë paqeruajtës ndërkombëtarë që dhuronin gjak. Sipas tij, është kulturë të ndihmosh tjetrin pa e njohur.

«Me kolegët e mi nga AAK në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut. Më e pakta që mund të bëjmë në një ditë si kjo, është të japim diçka nga vetja për ata mijëra pacientë, që iu ndodh të varen nga gjaku i dhuruar», thuhet në njoftimin e Haradinajt të publikuar në Facebook, transmeton Koha.net.

Por, sipas Haradinajt, kjo është vetëm një ditë dhe thotë se nevoja për gjakun e dhuruar është e përditshme.

«Më gëzoi fakti që paqeruajtësit ndërkombëtarë në Bondsteel ishin përgjigjur në numër të madh dhurimit të gjakut. Dhurimi i gjakut është më shumë se sa kulturë. Është ta ndihmosh tjetrin pa e njohur!», thuhet në fund.

http://i2.wp.com/cms.koha.net/cms/f/u/20160614123539417.jpg?w=640