Haradinaj: Administrimi i tanishëm i Trepçës s’është zhvillim

Trepça është një pasuri e një rëndësie të përjetshme për Kosovën, ka deklaruar sot Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai gjatë një vizite në Kombinatin Trepça, tha se Kosova në asnjë situatë nuk guxon ta humbas pronësinë mbi Trepçën, por se duhet të gjendet një partner publiko-privat, që do ta aktivizonte këtë gjigant të fjetur të ekonomisë kosovare, transmeton Koha.net.

«Administrimi i mëtutjeshëm i Trepçës nga AKP-ja, nuk është zhvillim, as i Trepçës e as i ekonomisë së Kosovës përmes saj, por administrim i gjendjes së saj ekzistuese, që është koncept i gabuar e i papranueshëm”, citohet të ketë thënë Hardinaj, përcjell koha.net. “Riaktivizimi i Trepçës në gjithë kapacitetin e saj, nënkupton zhvillim për tërë vendin, prandaj institucionet e Kosovës duhet të merren urgjentisht me këtë çështje. Situata siç është tani është e papranueshme», ka shtuar më pas ai.