Haradainaj: Miratoni listat e veteranëve

Ka nisur seanca plenare që është e para për këtë sezon.




Në fjalën hyrëse të tij, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngritur problemin

«Ata që kanë qenë në Shtabet lokale në zonën e Dukagjinit duhet të jenë pjesë e listave të veteranëve të UÇK-së. Unë jap nënshkrimin, unë jap përgjegjësi për listat e nënshkruara nga unë. Ata që unë kam thënë se janë veteranë ata janë veteranë», ka thënë Haradinaj. «Por pse nuk po ndodh nuk po e di», ka shtuar më tej ai.

Haradinaj ka thënë se «po e sheh një frikë për të folur për disa tema», duke aluduar në temën e raportimit nga ana e kryeministrit Mustafa për arritjen e Marrëveshjeve të Brukselit.