Hapet gropë e pakalueshme në lagjen e Muhaxherëve

Një gropë e thellë është hapur prej disa ditësh në njërën nga rrugicat e lagjes së Muhaxherëve në kryeqytet.

Kjo rrugicë, në fillim dhe mbarim të së cilës nuk ka tabelë me emërtimin e saj, praktikisht është bërë e pakalueshme për automjete, teksa nuk ka pasur asnjë ndërhyrje institucionale për mbylljen e saj, raporton Koha.net.

Komuna e Prishtinës vazhdimisht, që nga marrja e pushtetit, është ankuar se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, si gjatë sezonit të dimrit për pastrimin nga bora, ashtu edhe për mbylljen e gropave dhe/apo asfaltimin e tyre të tërësishëm, janë kompani që kanë pasur kontratë nga qeverisja e kaluar e Prishtinës, duke i akuzuar ato për bojkotim e shantazhim të punës.