Hamza thotë se rritja ekonomike në Kosovës është e pamjaftushme

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se Kosova ballafaqohet me probleme ekonomike si: deficiti i lartë tregtar, papunësia e lartë dhe investimet e huaja jo të mjaftueshme.

Ai këto i tha në punimet e samitit dyditor «Stabiliteti financiar rajonal në rrethana të ndryshueshme globale», që është mbajtur në Beçiq të Malit të Zi, transmeton Koha.net.

Hamza, gjithashtu, ka folur edhe për rritjen ekonomike duke thënë se është ndër më të lartat në rajon.

«Se në Kosovë kemi një rritje ekonomike ndër më të lartën në rajon,e cila sillet mesatarisht, prej 3.8% – 4 %, e cila si rritje duket e lartë por për një ekonomi të vendit tonë bazuar në zhvillimin ekonomik të saj nuk mjafton», ka shtuar Hamza.

Ditë më parë Agjencioni i Statistikave të Kosovës ka prezantuar statistikat e import-eksportit të Kosovës, ku shifrat tregonin se viti 2015 ka qenë më i dobët se viti 2014.