Hammond: Kosova në UNESCO, më mirë për trashëgiminë serbe

Shefi i diplomacisë britanike, Philip Mammond, tha në Beograd se Kosova duke u anëtarësuar në UNESCO do të ketë detyrime shtesë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe, transmeton koha.net.




«Pres nga Kosova të mbrojë atë trashëgimi dhe i thashë kryeministrit Vuçiq se sërish do të bisedoj me partnerët në UNESCO në mënyrë që këtë mesazh ta përforcojmë», citojnë mediet e Beogradit kryediplomatin Hammond të ketë deklaruar në konferencën me gazetarët pas bisedës me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.