Hamleti

Foto: Shutterstock



Murmuritja shuhet. Në skenë, dal unë.
Mbështetur në parvaz, nga jehona të largëta,
rrekem të nxë,
Çfarë nga kjo jetë ka për të ngjarë.

Terri i natës, si me njëmijë dylbi,
Bie e thyhet mbi kurrizin tim.
O Abba o Atë, largoje këtë kupë prej meje
Çdo gjë është e mundur për ty.

Më argëton kjo nismë ytja kokëfortë,
Dhe të luaj pjesën time di
Por një dramë tjetër seç po ngjet tani,
Eh të lutem, kësaj here, mua lermë të lirë.

Plani i veprimit tashmë është kopësitur,
Dhe fundit si t’i bësh lak nuk ka.
Jam i vetëm: e rreth meje, e gënjeshtërt gjithçka
Jeta, vetëm kaptim fushe s`qe…