Hamdi Ibrahimi e pranon se ka krim brenda sistemit të drejtësisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ishte pothuajse bosh të martën në mesditë. Shumica e punëtorëve ndodheshin në pauzë dreke, pos Hamdi Ibrahimit.




Në tavolinën e zyrës ai shfletonte statistika të punës së Gjykatës që drejton, e cila javën e kaluar shqiptoi dënimin e parë me burgim të përjetshëm kundër dy personave për një vrasje të rëndë. Ibrahimi përmend shifra të lëndëve të kryera, të atyre që presin dhe të lëndëve të parashkruara. Treshifrore janë të gjitha, shkruan sot «Koha Ditore».

Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës më të madhe në Kosovë, pohon se krimi i organizuar është i lidhur me sistemin gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës. Dhe, nëse bëhen reforma të shpejta dhe të thella, brenda sistemit të drejtësisë mund të ketë sistem mafioz, vlerëson ai.