Hakerët rusë kanë sulmuar «New York Times»-in? Aktivizohet FBI

Sipas CNN, hakerët rus e kanë sulmuar «New York Times»-in dhe kanë marrë në shënjestër media të tjera amerikane. Mendohet që kjo është pjesë e një ataku të gjërë kibernetik nga Rusia.

Foto: Osugi / Shutterstock.com

Tani FBI po e heton sulmin e mundshëm të hakerëve rusë ndaj «New York Times»-it dhe ndërmarrjeve të tjera mediatike amerikane. CNN në këtë pohim iu referohet informacioneve nga rethe qeveritare. Mbi hetimet e FBI ka raportuar edhe agjencia e lajmeve AP, duke u thirrur nga ana e saj në burime të zyrtarëve amerikanë. Nuk dihet akoma se sa gazetarë janë prekur nga këto sulme.

Policia federale amerikane dhe qarqe të sigurisë, sipas CNN-it, origjinën e këtyre sulmeve të muajve të fundit e shohin te shërbimi sekret rus. Raportohet se «New York Times» ka angazhuar edhe detektivë privatë për ta sqaruar rastin bashkë me autoritetet kompetente për këtë çështje, transmeton «watson.ch».

Nga gazeta nuk ka një konfirmim për këtë ngjarje. Një zëdhënëse e saj është shprehur se ata janë të vetëdijshëm për përpjekje të tilla, por nuk mund t’i komentojë sulmet eventuale aktuale. Sipas AP, edhe FBI ka refuzuar ta komentojë informacionin. Kurse shërbimi sekret gjithashtu nuk ka reaguar fare ndaj kërkesës për një prononcim.

CNN thotë se rrethe amerikane të sigurisë sulmin e shohin si pjesë të një ataku të gjërë kibernetik rus. Përveç mediave, cak i këtyre sumeve janë edhe organizata joqeveritare. Vjelja e informacioneve nga këto subjekte është prandaj me rëndësi, sepse, sikurse reporterët, ashtu edhe organizatat joqeveritare kanë lidhje të vlefshme me politikanë amerikanë.

Kohëve të fundit në opinionin publik amerikan ka zgjuar vëmendje një sulm kibernetik ndaj Partisë Demokatike Amerikane. Pas këtij sulmi supozohej gjithashtu Rusia. ks