Grupi i Migrantëve të SP St. Gallen: Për demokraci fer dhe një Zvicër sociale

Në kantonin e St. Gallenit Partia Socialdemokrate (SP) ka ngritur Grupin e Migrantëve.

Në një komunikatë për media, iniciativa e Grupit prezentohet si një hap në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimit me emigrantët dhe përforcimit të pozitës së tyre në SP. Ajo i referohet me mirënjohje përfitimit që ka pasur Zvicra tradicionalisht nga emigrantët dhe shprehet se edhe më tutje do të ketë nevojë për ata.

Grupi i Migrantëve të SP-së në St. Gallen do të angazhohet për barazinë e shanseve të popullatës migrante, thuhet në komunikatë. Sidomos do të përpiqet për pjesëmarrjen e saj në jetën publike të vendit. Kush jeton në Zvicër duhet të mund edhe të bashkëvendosë, vazhdon komunikata. Ndërkohë për të qenë pjesë e Grupit të Migrantëve të SP-së St. Gallen, nuk është e thënë të kesh as shtetësi zvicerane, as të jesh emigrant. Janë të mirëseardhur të gjithë ata që angazhohen për integrimin soqëror dhe politik të emigrantëve në Zvicër.

Grupi e përshëndet praninë e emigrantëve në radhët e veta, aq më tepër në klimën e akuzave të emigrantëve dhe zviceranëve me sfond emigracioni. Me Grupin e SP-Migrantëve, sipas tyre, po krijohet një opozitë ndaj politikave nxitëse dhe shprehet respekti për emigrantët. Duhen fushata pozitive për të ndrequr imazhin e emigrantëve, të cilin sipas Grupit e ka nxirë propaganda e djathtë.

Grupi qëndron për një Zvicër sociale dhe një demokrati fere. Për arritjen e qëllimeve të tyre, ai apelon për solidarizim me të, i cili angazhohet edhe për të drejtat e njeriut dhe të drejtën e fesë, thuhet në komunikatë. Për informata më të hollësishme qëndron në dispozicion Arbër Bullakaj, nënkryetar i SP-së për St. Gallen. ks