Grupi «Protestë Paqësore» u shkruan shteteve të perëndimore

Këshilli organizativ i grupit «Protestë Paqësore» për Zvicër i shkruan një letër informimi dhe mirënjohjeje për vëmendjen ndaj zhvillimeve lidhur me rastin «Monstra» Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atyre të Bashkimit Europian.

Letra u është dërguar mediave me datë 25 shtator 2014. Në vazhdim po e japim të plotë:

«Në Prill 2012 në Smillkovcë ndodhi një vrasje e pesfishtë, e cila e tronditi shoqërinë multietnike në Maqedoni deri në themelet e saj.

Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë burgosi në operacionin ‚Monstra‘ Shqiptarë me konceptin prejudikues të Ministres së Brendshme të R.M., Gordana Jankullovska, duke i emëruar ata vetëm disa orë pas burgosjes të tyre si ‚vrasës‘ dhe ‚ekstremistë fetar‘, duke mos lënë kështu asnjë mundësi për një proces gjyqësor të drejtë dhe transparent.

Të gjendur në një situatë të pashpresë kundrejt shtetit të Maqedonisë, ne si Këshill Organizativ Koordinues kundër rastit ‚Monstra‘ por dhe si popull gjatë protestave dëshmuam solidaritetin dhe ndihmën më njerëzore nga qeveria dhe populli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeveritë dhe popujt e shteteve të Bashkimit Evropian.

Është prandaj një ndjenjë e veçantë, që ti shprehim popullit amerikanë dhe popujve evropian, qeverive dhe përfaqësuesve diplomatik të tyre në Maqedoni respektin tonë dhe faleminderimet më të sinqerta në emër të Këshillit Organizativ në Zvicër dhe të gjithë protestuesve në Maqedoni dhe në diasporë.
Efaleminderojm Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe kryetarin e saj, Ministrin e Jashtëm të Zvicrës z. Didier Burkhalter, strukturat qëndrore dhe misionit të saj në Shkup për angazhimin e deritanishëm në vëzhgimin e rastit ‚Monstra‘.

Me këtë rast u bëjmë thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverive evropiane, që edhe mëtutje të angazhohen në sqarimin objektiv të rastit ‚Monstra‘ dhe për të drejtat dhe liritë e qytetarëve në Maqedoni, duke potencuar se kjo është e vetmja rrugë për të ruajtur stabilitetin dhe bashkjetesën e etnive përbërëse të shtetit multietnik të Republikës së Maqedonisë.»

Letra

Letra mbaron me një shprehje të mirënjohjes dhe respektit më të hellë. Ajo nënshkruhet nga Kryetari i Këshillit organizativ për Zvicër, Florim Kadriu. / ks