Gruevski për «Die Presse»: Në Maqedoni s’ka korrupsion në nivelet e larta

Kryeministri i Maqedonisë pretendon se regjistrimet të cilat nxjerrin në dritë korrupsionin e Qeverisë së tij janë të manipuluara. Nuk e ka ndërmend të dorëhiqet, a ndonjë koalicion me opozitën. Ai është i zhgënjyer nga UE-ja.

Nga CHRISTIAN ULTSCH  

Die Presse: Maqedonia gjindet në një krizë të thellë politike. Prej një viti opozita po e bojkoton Parlamentin, çdo ditë ka protesta. A do të ishit i gatshëm të dorëhiqeshit për të mundësuar një fillim të ri?

Nikola Gruevski: Nga jashtë gjithëçka duket ndryshe. Po protestojnë ndoshta 50 deri 100 njerëz para Parlamenit. Shumica prej tyre punojnë në administratën e qyetit, ku zoti Zoran Zaev (kryetari i socialdemokratëve opozitarë) është prefekt.

Por kishte edhe protesta masive?

Nuk duhet ekzagjeruar edhe aq. Prillin e kaluar partia ime arriti një fitore zgjedhore. Nuk kishte parregullsi. Megjithatë shefi i socialdemokratëve nuk deshi t’i njohë zgjedhjet dhe kërkoi një qeveri teknike. Në fund të gushtit, 10-15 persona më rrëfyen që Zaevi po flet vërdallë se ka telefonata të regjistruara, me të cilat do t’më shantazhojë mua dhe partinë time.

Për të arritur çka? 

Një qeveri teknike. Në mes të shtatorit më arriti një sms nga Zaev, në të cilin më kërkonte takim. Unë i aktivizova autoritetet, sepse i druhesha ndonjë shantazhi. Prokurori i përgjithshëm urdhëroi regjistrimin e bisedave të mia me Zaevin. Dhe Zaev më njoftoi se dispononte dëgjime telefonike dhe se ishte i gatshëm që atë material ta përdorë. Por kjo nuk do ishte e mirë për vendin, prandaj duhej të kishte një qeveri ekspertësh. Unë u shantazhova.

Nga erdhën ato regjistrime? 

Zaevi më tha, nga një shërbim sekret i huaj.

Nga cili shërbim sekret? 

Këtë nuk ma tha. Autoritetet ndërkohë kanë hetuar se kush ka qenë i përfshirë në atë operacion. Ish shefi i shërbimit informativ nga era e socialdemokratëve, Zoran Verusevski, ka bashkëpunuar me dy nëpunës të Ministrisë së Brendshme. Dy personat kanë pranuar që janë angazhuar me para nga Verusevski në dobi të një shërbimi informativ të huaj për katër vite. Emrin e shërbimit sekret Verusevski nuk e ka thënë kurrë.

Le të flasim për përmbajtjen e telefonatave. Qytetarët janë të zemëruar, sepse aty dalin korupsioni, shpërdorimi i pushtetit, falsifikimi i zgjedhjeve madje edhe fshehja e një vrasjeje.

Regjistrimet janë botuar të prera për ta ngatërruar realitetin.

Ju besoni se regjistrimet janë manipuluar dhe faksifikuar? 

Absolutisht. Zaevi i paraqiti regjistrimet e redaktuara në një kontekst të gabuar.

Ju e kontestoni vërtetë se ka korrupsion në nivelin më të lartë në vendin tuaj? 

Unë nuk besoj se ka korrupsion në nivelin më të lartë, por kjo është një çështje e gjyqeve.

Të kthehemi te çështja e fillimit. Maqedonia është shumë e politizuar. A nuk do të kishte ndihmuar këtu dorëheqja juaj?

Mandati ynë shkon katër vjet. Një ka kaluar, na kanë ngelur edhe tre. Megjithatë pranuam zgjedhje të parakohëshme, i ofruam ato për në fund të korrikut, por opozita preferon zgjedhje në prill. Janë qytetarët që vendosin kush duhet të jetë në qeveri e kush në opozitë.

Partia juaj prinë në anketa. Ju keni një avantazh, sepse ju përkrahin mediat në përgjithësi. 

Problemi i Maqedonisë nuk është mungesa e lirisë së mediave. Problemi është: Shumica e mediave janë partiake, ato e përkrahin ose pozitën, ose opozitën. Vetëm pakë janë të neutrale.

Komisioni Europian  ju ka kërcënuar të mos japë rekomandim në vjeshtë për hapjen e negociatave për integrim nëse nuk e zgjidhni krizën.

Kjo është e vërtetë, por edhe nga rekomandimet e deritanishme nuk doli gjë. Nuk erdhi te negociatat. Megjithatë: Një mosrekomandim i Komisionit për ne do të ishte një hap mbrapa.

EU-Komisoneri Hahn na ka ndihmuar shumë. Më 2 qershor nënshkruam një marrëveshje, e cila parasheh zgjedhje në prill. Përmes kësaj dhe një komisioni hetimor në Parlament do të vijë zgjidhja. Intersi ynë është të kemi zgjedhje të qarta si kristali.

A do të ishit i gatshëm të krijoni një koalicion të gjërë me Zaevin?

Ne kemi 62 deputetë, këto përbëjnë 51 për qind. Parntneri ynë shqiptar i koalicionit ka 20 deputetë. Kjo jep një shumicë prej dy të tretave.

Disa druajnë se në Maqedoni mund të eksplodonin përsëri konflikte etnike. Sa real është ky rrezik? 

Në Maqedoni nuk ka potencial për një konflikt etnik. Shqiptarët janë plotësisht të integruar, madje – pjesë e Qeverisë. Edhe në Kumanovë së fundmi nuk shpërtheu ndonjë konflikt etnik; ajo ishte një luftë 30-orëshe ndërmjet forcave maqedonase të sigurisë dhe pesë terroristëve kriminelë, të cilët erdhën nga vendi ynë fqinj, Kosova.

Athina vazhdon të mos e njohë emrin e shtetit Maqedoni dhe prandaj e bllokon pranimin në Nato dhe në UE. A ka ndonjë përparim me Qeverinë e re greke?

Në 2008-tën i kishim plotësuar të gjitha kriteret për të hyrë në Nato. Në 2009-tën Komisioni i UE-së kishte rekomanduar fillimin e bisedimeve. Vendet anëtare të UE-së u përpoqën shumë pak për të gjetur një rrugë që Maqedonia të përparonte. Unë jam i sigurt: Sikur të kishin filluar negociatat me UE-në, sot nuk do ta kishim ndonjërin nga problemet.

Jeni të zhgënjyer për faktin që UE-ja nuk ka ushtruar mjaft presion mbi Athinën? 

Po. Unë kam ndjenjën që UE-ja është koncentruar 100 për qind në krizën greke dhe nuk ka kapacitete për gjëra të tjera.

Keni qenë në kontakt me kryeministrin grek Tsipras? 

Unë e thirra atë pas fitores së tij në zgjedhje dhe i ofrova biseda të drejtpërdrejta. Ai tha që do të takoheshim kur të vinte koha dhe i përsëriti të njëjtat pozicione sikurse qeveria pararendëse.

Tonet nacionaliste në Maqedoni dhe ngritja e statujave të Lekës mund të jenë gjithashtu kundërproduktive. 

Janë dy statuja që lidhen me historinë greke. Greqia na ka provokuar ne, për vite të tëra ka pretenduar se ne qenkeshim një shtet artificial dhe jo komb. Kjo ka i ka kontribuar asaj që të ndërmarrim hapa për të treguar që kjo nuk është e vërtetë.

Ju jeni në pushtet nga 2006-ta.  Maqedonia ende nuk është anëtare e UE-së dhe e Natos, papunësia është e lartë. A do të kishit bërë diçka ndryshe?

Në këndvështrimin strategjik jo. Në 2006-tën papunësia ishte 38 për qind, sot ajo është ende e lartë, por shkon vetëm te 27 për qind.

300’000 njerëz e kanë lëshuar vendin në pesë vitet e kaluara. Kështu sigurisht që do të zvogëlohet papunësia. 

Ne kemi hapur 130’000 vende pune, kemi tatimet më të ulëta në UE dhe kemi tërhequr investitorë të huaj. Borxhi i shetit është moderat, 36 për qind e GDP-së, më i ulët se në UE. Të gjithë numrat tregojnë që ne çojmë një politikë të mirë ekonomike. Prandaj njerëzit votojnë për ne. ks

«Die Presse», 18.06.2015

Ndalohet shpërndarja e këtij teksti nga mediet e tjera!Kryeministri i Maqedonisë pretendon se regjistrimet të cilat nxjerrin në dritë korrupsionin e Qeverisë së tij janë të manipuluara. Nuk e ka ndërmend të dorëhiqet, a ndonjë koalicion me opozitën. Ai është i zhgënjyer nga UE-ja.

Ndalohet shpërndarja e këtij teksti nga mediet e tjera!