Gruaja më e moshuar në botë ka rrënjë zvicerane

Ajo është ndoshta i vetmi person në botë i lindur në shekullin e nëntëmbëdhjetë: Emma Morano, 116 vjeçare që jeton në Lago Maggiore të Italisë. Prindërit e saj vijnë nga Zvicra. Morano pi çdo ditë dy vezë të freskëta dhe një gotë Grappa.

I vetmi njeri në botë që ka jetuar në tre shekuj: Emma Morano, italiane me prejardhje zvicerane / SRF

Emma Martina Luigia Morano ka lindur më 29 nëtor të vitit 1899 dhe llogaritet si njeriu më i moshuar në botë. Ajo është fëmija e parë e gjithsej tetë fëmijëve, e lindur në Civiasco të Piemontit në veri-perëndim të Italisë.

Si e re Emma Martina bashkë me familjen u vendos në Ossolatal, ku më pas punoi në një fabrikë për prodhimin e thasëve. Pluhuri i shumtë i bënte keq për mushkëritë, kështu vendosi që të jetonte në Pallanza të Lago Maggiores, në kufi me Zvicrën. Aty banon edhe sot e kësaj dite, transmeton «srf.ch».

Prej vitesh Martina pi dy vezë në ditë, konsumon ca mish të grirë, një lëng perimesh dhe një gllënjkë Grappa – një brand që destilohet nga mbetjet alkoholike të shtrydhjes gjatë prodhimit të verës. Dhe, nëse ia lejon mjeku, kulminacioni i ditës është një Gianduiotto – një pralinë lajthishë. ks