Gruaja demokratike dënon dhunën e opozitës

Gruaja Demokratike e Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh revoltë për dhunën e ushtruar në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga e cila pësuan gratë parlamentare nga radhët e kësaj partie, Flora Brovina dhe Blerta Deliu Kodra.




«Dhuna e ushtruar sot në institucionin më përfaqësues të vendit kalon kufijtë e ligjshëm të veprimeve opozitare. Lëndimi i deputeteve është edhe dhunë ndaj gruas dhe pengim në marrjen e saj me politikë» tha kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka Pula, transmeton Koha.net.

Gruaja Demokratike u dëshiron shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe kthim të shpejtë në aktivitetet e jetës institucionale të vendit.