Grevistët duan garanci me shkrim nga Komuna për ta ndërprerë grevën

Këshilli grevist i shkollës fillore dhe të mesme të muzikës dhe baletit «Prenk Jakova» në kryeqytet nuk e ka ndërprerë grevën edhe pas premtimeve të kryetarit Shpend Ahmeti për një objekt të ri.

Këshilli grevist, i cili ka filluar grevën që nga 1 shtatori, nuk po u beson fjalëve, në këtë mënyrë premtimet e Komunës po i kërkojnë në formë të shkruar, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur të enjten përmes një komunikate për shtyp kryetari i këshillit, Ramadan Sopi. Ndërkaq për gazetën, Sopi ka thënë se grevë do të ketë deri në momentin që nuk marrin informata të prera në formë të shkruar nga ana e Komunës.

«Nuk e kemi ndërprerë grevën. Ajo do të vazhdojë deri në ditën kur zyrtarisht me shkrim do të informohemi për detaje. Duam që me shkrim të informohemi për datat e sakta se kur do të fillojë bartja në objektin e shkollës së mjekësisë ‘Ali Sokoli’ dhe gjithashtu informatat se kur do të ndërtohet, ose më saktësisht kur do të kemi objektin e ri të premtuar», ka thënë Sopi për gazetën.