Greqia përsëri vendos për Tsipras

Partia e ish-kryeministrit, Alexis Tsipras duket se është fituesja e zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Greqi, ndërsa partia konservatore, Demokracia e Re e pranoi humbjen.

Former Greek prime minister and leader of leftist Syriza party Alexis Tsipras (L) hugs coalition partner and leader of the Independent Greeks party Panos Kammenos after winning the general election in Athens, Greece, September 20, 2015. Greek voters returned Tsipras to power with a strong election victory on Sunday, ensuring the charismatic leftist remains Greece's dominant political figure despite caving in to European demands for a bailout he once opposed. REUTERS/Michalis Karagiannis



Syriza arriti të marrë në këto zgjedhje mbi 35.5% të votave,, ndërsa Demokracia e Re ka marrë rreth 28% të votave, transmetojnë mediat botërore.

Sidoqoftë kjo fitore nuk i jep Syriza-s shumicën absolute dhe asaj do t’i duhen partnerë për të krijuar qeverinë, transmeton Koha.net. Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pasi muajin e kaluar, Syriza humbi shumicën.

Festa në selinë e majtë, filloi pas publikimit të Exit Poll-eve dhe u bë edhe më e hareshme pas deklaratës së Meimarakis.

“Unë përgëzoj fituesit dhe kërkoj nga ata që të krijojnë qeverinë e nevojshme”, tha lideri i partisë Demokracia e Re.

Megjithatë, pa një shumicë të qartë Greqia do të ketë një tjetër periudhë pasigurie politike, pasi i afrohen afatet finale për implementimin e reformave kyçe financiare.

Skenari më negativ për Greqinë është dështimi i negociatave për qeverinë dhe organizimi i zgjedhjeve të reja, kjo do të shtonte edhe më shumë në vend kaosin politik mes krizës financiare.