Gratë e Vitisë duan çerdhe dhe një qendër të shëndetit mendor

Viti, 1 shtator – Grupi i Grave i Komunës së Vitisë në kuadër të diskutimeve publike për buxhetin 2016-2018, kanë kërkuar hartimin e një strategjie për barazinë gjinore, ndërtimin e një çerdheje për fëmijë dhe ndërtimin e një qendre të shëndetit mendor.

Këto kërkesa i ka paraqitur Xhyliime Qamili, kryesuese e Grupit të Grave Komunës së Vitisë. Ajo ka përmendur disa nga prioritetet që janë përcaktuar nga ky grup siç është hartimi i strategjisë së punës për barazinë gjinore, ndërtimin e një çerdheje të fëmijëve, pasi që institucioni aktual nuk i plotëson nevojat dhe Komuna ka mungesë çerdhesh, shkruan sot Koha Ditore.

Qamili ka përmendur si prioritet edhe trajnimin profesional në fushën e shëndetësisë, për përkrahje psikologjike, sidomos nëpër shkolla, ndërtimin e një qendre të shëndetit mendor, mbështetje për shoqatën e femrave «Legjenda».

Ndërsa Hasan Aliu, zv.kryetar i Komunës, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme diskutimet që janë duke u zhvilluar për buxhetin e Komunës.