Granit Xhaka: «Sikur ta kishte në dorë nëna, unë do të duhej të kisha mbaruar një shkollë»

Granit Xhaka, 22 vjeç, në një intervistë për gazetën «Sonntagsblick» flet mbi futbollin dhe familjen… Ja një pjesë nga biseda.

Prindërit dhe vëllai juaj, Taulanti, janë shumë të rëndësishëm për ju. Cila është hisja e tyre në karrierën tuaj profesionale?

Ajo është gjigande! Unë si i vogël pothuajse gati kam qenë i detyruar nga babai dhe vëllai të luaj futboll. Ata gjithmonë thjesht më kanë marrë zvarrë.

Po nëna juaj?

Sikur ta kishte në dorë nëna ime, unë do të duhej të kisha mbaruar një shkollë. Hesapi i saj ishte: Njëri nga djemtë t’i kushtohet futbollit, tjetri – shkollës. Dhe unë isha ai i cili ishte i prerë për shkollë. Unë kam qenë më i vetëdijshëm për gjërat dhe si nxënës më i mirë se Taulanti.

Ndërkohë ajo është pajtuar që ju t’i dedikoheni futbollit?

Për arsye kohe, unë e kam ndërprerë zanatin gjashtë muaj përpara provimit të diplomës. Nëna edhe sot e kësaj dite nuk është pajtuar vërtet me këtë. Po asaj i pëlqen edhe futbolli. Ajo është pothuajse e detyruar për këtë, me tre burra të çmendur pas futbollit në shtëpi.

Vëllai juaj Taulanti ka një rol qëndror në jetën tuaj. Njëherë keni thënë se ai është shefi.

Po, dhe ai për mua do të mbetet gjithmonë shefi. Ai është vëllai im i madh dhe shembulli im. Edhe pse në çerdhe isha unë ai të cilit prindërit ia jepnin çelësin, kur ato duhej të shkonin dikund. Unë jam pak më i kujdesshëm për gjërat se ai. Jam edhe më i mrëbesueshëm se ai. Por fjala e tij shkon në vend.

A do luani përsëri njëherë bashkë? Apo ai nuk i afrohet nivelit tuaj?

Unë e kam thënë gjithmonë që ai është Xhaka më mirë nga ne të dy.

Ah, ju lutem…! Respekti për vëllanë e madh ju nderon, por…

… jo. Kjo nuk ka të bëjë me respektin. Është thjesht kështu. Ky është realiteti. Unë atëherë thjesht kisha fat që Throsten Fink investoi më shumë te unë dhe më pak te ai. Që nga kthimi i tij nga GC në FCB, Taulanti ka kaluar një zhvillim të mrekullueshëm. Unë jam krenar për të. Dhe, sigurisht që e kemi ëndërr të lujamë bashkë. ks

Foto: zVg