Grabovci: Opozitën s’e shqetëson përmbajtja e marrëveshje, synon pushtetin me forcë

Adem Grabovci, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, i pyetur për mundësinë e vazhdimit të seancës, u shpreh se situata është për të ardhur keq.




«Opozita nuk po e bllokon vetëm Kuvendin, por edhe shtetin. Ajo duhet të pyetet se ku po e çon vendin duke përdorur dhunë», tha Grabovci.

Sipas tij veprimet e opozitës shihet qartë se kanë prapavijë politike. «Po shihet sheshazi se opozitën nuk e shqetëson përmbajtja e marrëveshjeve, të cilat janë ndërkombëtare, por synon pushtetin me forcë, pa zgjidhur mjete.»

Grabovsi theksoi po ashtu se opozita po bllokon vendin e veten. «Tridhjetë deputetë duan t’ia imponojnë vullnetin 90 përfaqësuesve të tjerë të popullit», shtoi Grabovci, duke rikujtuar vendime të rëndësishme që duhet të marrë legjislativi, si ato për liberalizimin e vizave, për MSA-në dhe të tjera.

Ai nuik u deklaruar nëse do të ishte zgjidhja e kësaj situate shkuarja ne zgjedhje të reja parlamentare, por tha se duhet të krijohen kushte për punë normale të Kuvendit, të zbatohet Rregullorja, dhe bëri thirrje për vazhdimin e punës së Kuvendit.