Gostia e hajdutëve

Foto: Shutterstock



Zotërinj, ju lutem, këtu, te tavolina plot ushqim, shtrihet në të, i vuajturi vendi im,
populli plot skamje, përbuzje dhe ofendim.
Ndukeni, kafshojeni shpejt! Gëlltiteni, përpijeni, zotërinj!

Gjithçka është juaja, gjithçka, mbushini, pra, gojët plot,
gëlltitini, përpijini të gjitha, sa të mos lëvizni dot!

Zotërinj, uria juaj është e madhe, ramazani është i rëndë,
gjithçka duhet ta hani sot. Ushqimi mezi pret t’ju dendë,
s’i durohet gjersa të futet në stomakun tuaj të rëndë.
Është e drejta juaj të gëlltisni atë që fituat në luftën e shenjtë.

Refreni

Pasurinë, fushat – ja ç’keni, bejlerë, pashallarë, trashëgim,
hipokrizinë, pallatet, çdo dasmë e dëfrim,
gjithçka është juaja: shtëpitë, gratë, pista me detin plot tërbim.
Merrini! Zhdukuni! Po ju presin, zotërinj!

Refreni

S’ju hahet më? S’është ndonjë fatkeqësi.
Juaja është tavolina-shuajeni lakminë, që ju jep kënaqësi.
Nga gjithë anët ushqimi po ju lutet: «Kini mirësi!»
Juaja është gjithçka: trutë dhe gjaku, tavat me mish dhe mëlçi.

Refreni

Gjithçka ua jep juve dhe s’i vjen keq vendit tim të mjerë,
mishin dhe shpirtin, shpresën dhe ëndrrat, në sofër jua nxjerr.
Gëzimin, trishtimin dhe gjithçka që pranë bie erë,
mos u mendoni aspak, përpijeni menjëherë!

Refreni

Mjaft nga kopshti i tjetrit hëngrët! Mjaft tani!
Ngushëllohuni me ditën e fundit-nesër zjarri s’do t’ju ndizet në shtëpi.
Po, përderisa keni ende stomak dhe supa mbi tavolinë rri,
llufiteni, pra, shpejt, zhvateni, kapërdini me uri!

*Poet turk