Gosti gazmore

Foto: Shutterstock.com



Natën e kam qejf gostinë,
Kryetar kur ësht’ gëzimi,
Dhe ligjvënës tavoline,
Ësht’ liria – idhull imi,
Kur nga fjal’ e bukur pi!
Këngët gjer n’agim shurdhohen,
Kur vështrojnë miq të rij,
Kurse shishet pakësohen.