Gomari dhe elefanti: Simbole të partive të mëdha amerikane

Gomari dhe elefanti janë si stema të dy partive të mëdha në SHBA. Po përse mu këto dy kafshë?

Foto: KamiGami / Shutterstock.com

Gomari po i stolis pllakatet dhe stemat e demokratëve amerikanë. Kundërshtarët politikë kandidatin për president të demokratëve më 1828, Andrew Jackson, e quanin gomar. Dhe ai e bëri këtë kafshë me vullnet të fortë në simbol të fushatës së tij zgjedhore dhe: i fitoi zgjedhjet. Më 1870 gomari u shfaq në ilustrimet e një karikaturisti në këtë kontekt; nga kjo kohë demokratët e kanë instaluar atë jozyrtarisht si një simbol, duke i theksuar vetitë e tij: modest, i ngeshëm, kryeneq, i zgjuar, i guximshëm dhe i dashur.

Elefanti është gjithashtu prej gati 150 vitesh simbol i republikanëve. Që më 1860 ai shfaqet në ilustrime në lidhje me këtë parti. Dhe, ishte i njëjti karikaturist, Thomas Nast, i cili më 1874 në revistën «Harper’s Weekly» republikanët i identifikoi definitivisht me imazhin e elefantit. Ai skicoi një hordhi kafshësh të trembura, ndër të tjera një elefant me mbishkrimin «zgjedhësit republikanë», i cili ia mbath nga një gomar i veshur si luan. Partia Republikane është miqësuar prej kohësh me këtë figurë. Fundja elefantët llogariten si të fuqishëm, inteligjentë dhe të dinjitetshëm. ks