Gocat dëshirojnë të bëhen të holla, çunat – muskulozë

Të rinjtë janë të pakënaqur me trupin e tyre. Kjo del nga një studim i Fondacionit për Shëndetin me të rinjë zviceranë mbi atë se sa janë të lumtur ata me trupin që kanë.

Shkon thjesht me pubërtetin që rinjtë shpesh nuk janë të kënaqur me trupin e tyre, fillon raporti i «20 Minuten». Vajzat e kanë me merak peshën, kurse djemtë dëshirojnë më shumë muskuj. Ky është në vija të trasha rezultati i studimit të Fondacionit për Shëndetin të realizuar me 371 të rinj të moshës 13 deri 17 vjeç. Sipas saj, 60 për qind e vajzave dëshirojnë të jenë më të holla. Po kaq shumë prej tyre kanë bërë një dijetë për këtë gjë. Në anën tjetër, 75 për qind e djemve do të kishin dashur më shumë muskuj, por vetëm 50 për qind e tyre ndërmarrin diçka për këtë. Gjithsesi, sipas studimit, djemtë kanë një ide më të shëndoshë për trupin.

Më shumë se gjysma e nxënëseve dhe nxënësve të shkollave në Zvicrën gjermane deklarojnë se janë në gjendje t’i njohin format jorealiste të trupit – ata nuk ndikohen nga imazhet për idealet trupore që sugjerojnë mediat. Megjithatë, 20 për qind e këtyre të rinjëve kanë një bindje të keqe për trupin e tyre dhe shpresojnë se një trup më i bukur do t’u sillte më shumë. Çështja e trupit i merakos ata aq shumë, sa disa prej tyre shihen madje të rrezikuar nga ndjenjat e këqija që kanë për trupin e vet.

Në krahasim me studimet më të vjetra, kënaqësia me trupin te të rinjtë në Zvicër ka rënë. Një konkluzion i studimit është që ideja për trupin e mirë lidhet edhe me një ndjenjë të lumturisë dhe me shëndetin psiqik. Mendohet që pohimet e studimit nuk mund të përgjithësohen lehtësisht, duke qenë se janë anketuar vetëm të rinj në Bazel, Turgau dhe Cyrih. Por ai vështron ndjenjën e të qenurit i kënaqur me trupin te të rinjtë me qëllim për ta ndjekur këtë zhvillim dhe për të reaguar në mënyrë adekuate. ks