Gjyqi Administrativ shprehet kundër çerdhes islame

Enti i Shkollave të Cyrihut dhe Qeveria nuk e kanë lejuar ngritjen e një çerdheje islame. Gjyqi Administrativ e ka refuzuar ankimimin e shoqatës al-Hunda për një projekt të tillë në Volketswil. Njofton Agjencia Zvicerane e Lajmeve.

Një shkollë private duhet të ofrojë dëshmi që nxënësit nuk do t’u ekspozohen ndikimeve pedagogjike dhe ideologjike, të cilat bien në mënyrë të vendosur ndesh me qëllimet që ndjek shkolla bazë zvicerane. Kështu del nga zbardhja e vendimit të gjyqit.

Koncepti i shoqatës al-Huda nuk e bën mjaftueshëm dallimin ndërmjet mësimit profan në çerdhe dhe përmbajtjeve të mësimit religjioz, transmeton Agjencia. Sipas raportit, egziston rreziku që fëmijëve t’u ofrohen në radhë të parë përmbajtje religjioze si rregull të punës ditore.

Sipas mendimit të Gjyqit Administrativ, mësimi i arabishtes dhe Kuranit zë shumë hapësirë në konceptin e shkollës. Përveç kësaj, egziston edhe rreziku që fëmijëve t’u trasmetohet sistemi islam si rend i përditshmërisë, çka nuk përkon as me realitetin që jetojmë, as me qëllimet themelore të shkollimit bazë zviceran. Edhe Gjyqi Administrativ, sikurse instaca e mëparshme, si problematike e sheh lidhjen e ngushtë me Këshillin Qëndror Islam.