Gjykim për vrasjen në xhaminë e St. Gallen-it




Prokuroria kërkon 20 vjet heqje lirie për ngjarjen e përgjakshme. 

Ngjarjen e përgjakshme të gushtit të kaluar në një xhami të St. Gallenit Prokuroria e gjykon si vrasje. Ajo i ka përfunduar hetimet dhe në Gjykatën e Qarkut të St. Gallen-it për autorin do të kërkojë dënim me heqje lirie prej 20 vitesh, ka njoftuar vet Prokuroria.

52-vjeçari, i cili e ka pranuar veprën, është plotësisht fajtor, sikurse sugjeron një raporti i një ekspertize psikiatrike. Ai nuk gjindet fajtor vetëm për vrasjen, por edhe për rrezikimin e shumëfishtë të jetës së njeriut dhe kundërvajtje të përsëritur për armëmbajtje pa leje. Burri tanimë gjindet në vuajtjen e parakohëshme të dënimit.

Në ngjerjen e 22 gushtit 2014, sipas të gjitha gjasave, flitej për një akt hakmarrjeje për një ngatërresë të para 17 viteve. Dorasi e ekzekutoi viktimën në xhaminë «El Hidaje» të lagjes Winkeln në St. Gallen me disa plumba. Më pas u arrestua pa bërë ndonjë rezistencë.

Viktima, si edhe autori i vrasjes, vijnë nga qyteti i banuar me shumicë shqiptare i Prshevës në jug të Serbisë. Të dy të emigruar në Zvicër – viktima në qytetin e St. Gallenit, dorasi në Unterterzen. Dhe në 1997-tën që të dy ishin të përfshirë në një vrasje në Walenstadt, me çrast humbi jetën vëllai i autorit të vrasjes së fundit. Njoftojnë mediat zvicerane. ksProkuroria kërkon 20 vjet heqje lirie për ngjarjen e përgjakshme. 

Ngjarjen e përgjakshme të gushtit të kaluar në një xhami të St. Gallenit Prokuroria e gjykon si vrasje. Ajo i ka përfunduar hetimet dhe në Gjykatën e Qarkut të St. Gallen-it për autorin do të kërkojë dënim me heqje lirie prej 20 vitesh, ka njoftuar vet Prokuroria.

52-vjeçari, i cili e ka pranuar veprën, është plotësisht fajtor, sikurse sugjeron një raporti i një ekspertize psikiatrike. Ai nuk gjindet fajtor vetëm për vrasjen, por edhe për rrezikimin e shumëfishtë të jetës së njeriut dhe kundërvajtje të përsëritur për armëmbajtje pa leje. Burri tanimë gjindet në vuajtjen e parakohëshme të dënimit.

Në ngjerjen e 22 gushtit 2014, sipas të gjitha gjasave, flitej për një akt hakmarrjeje për një ngatërresë të para 17 viteve. Dorasi e ekzekutoi viktimën në xhaminë «El Hidaje» të lagjes Winkeln në St. Gallen me disa plumba. Më pas u arrestua pa bërë ndonjë rezistencë.

Viktima, si edhe autori i vrasjes, vijnë nga qyteti i banuar me shumicë shqiptare i Prshevës në jug të Serbisë. Të dy të emigruar në Zvicër – viktima në qytetin e St. Gallenit, dorasi në Unterterzen. Dhe në 1997-tën që të dy ishin të përfshirë në një vrasje në Walenstadt, me çrast humbi jetën vëllai i autorit të vrasjes së fundit. Njoftojnë mediat zvicerane. ks