Gjuriq thotë se Serbia e tërë, me Kosovën, do të hyjë BE

Qëndrimi i Serbisë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është e pandryshuara, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq.

Siç ka thënë ai, vetëm Serbia e tërësishme mund të bëhet anëtar e BE-së e qëndrimi i saj bazohet në të drejtën ndërkombëtare, në shkaqet morale e politike.

Gjuriq, njofton b92, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si e komenton shkrimin e disa medieve serbe se Gjermania nuk do ta ratifikojë marrëveshjen për pranimin e Serbisë në BE përderisa Kosova nuk bëhet anëtare me të drejta të plota Kombet e Bashkuara, transmeton Koha.net, ai ka thënë:

«Qëndrimi i Serbisë lidhur me anëtarësimin krahinës sonë jugore në organizata ndërkombëtare nuk ka ndryshuar për asnjë milimetër. Qëndrimi ynë bazohet në të drejtën ndërkombëtare, arsyet morale e politike«.

Ai ka shtuar se përfaqësuesit e Serbisë janë në dialog të vazhdueshëm me përfaqësues të shteteve të BE-së deh se nuk dëshiron të komentojë qëndrimet që nuk janë thënë zyrtarisht
«Nuk ka ardhur asnjë sinjal zyrtar, formal e joformal, lidhur me këto presione», ka thënë ai Gjuriq.