Gjuriq: Shtërpca e Kosovës e ka mjedrën më cilësore në Serbi!




Drejtori i Zyrës së Kosovës në Qeverinë e Serbisë ka qëndruar në Shtërpcë dhe atje ka folur për AKS-në, fëmijët serbë që e po e popullojnë gjithnjë e më shumë këtë dhe për ndihmat që Serbia do të vazhdojë t’i sjellë për serbë në Kosovë.

 

Përkundër shumë obstruksioneve, Asociacioni i Komunave serbe do të formohet, më së largu, në pranverën e vitit 2016, ka paralajmëruara drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, në Shtërpcë, dje, njofton gazete e Beogradit “Politika». Ai pret që deri në fund të vitit të përfundojë hartimi i statutit për AKS—në.

«AKS nuk është kundër asnjë kombi. Dobi nga AKS do të kenë të gjitha bashkësitë dhe shteti do të financojë entet shkollore e shëndetësore në komunat që i bëjë këto bashkësi. Politikanë shqiptarë po përpiqen të shpikin rreziqe nga AKS të cilat vetëm ata i shohin», ka thënë ai, transmeton Koha.net

Ai duke folur në para qytetarëve ka thënë: „Në komunën e Shtërpcës po lindin shumë më shumë fëmijë se sa që po vdesin. Po ashtu shumë qytetarë nga pjesë të tjera të Kosovës po vijnë të jetojnë në këtë komunë e cila është xhevahir serb. Këtu zhvillohet mjedra më cilësore në Serbi. Këtu është pozitiv trendi migrues dhe rreth 700 familje që janë larguar nga Prizren e Ferizaj e kanë gjetur vendin e vet në Shtërpce».

Мarko Gjuriq ka premtuar se shteti do të vazhdojë të ndihmojë banorët e Kosovës dhe ai do të përpiqet të kthejë rendin në shëndetësi e shkollim.

«Мarko Gjrin e kanë pritur disa mijëra qytetarë, e kur të vijë Vuçiq do ta presin20 mijë njerëz. Të gjithë mezi e presim dhe ta falënderojmë për formimin e AKS-së», kanë thënë vendës.