Gjumashja




Përvijohet zëri erës regëtitëse, ndërsa ti dihat ndër drurët
e saj të padukshëm

Është e verdhë çdo fletë e gjumit tënd dhe me të lëvizur gishtat
një flakë vërshon

Thellë teje me gjurmë prej dielli rrëmbyer! Dhe mbarë flladit
bota e vegimeve

Kurse e nesërmja rrëfen të lakuriqtë gjirin e shenjuar prej të
njëjtit yll

Që ngrys vështrimin një qiell sikur bën të shterojë

Oh mos u ngujo nën qerpikë

Oh mos u lëkund gëmushave të gjumit

Ti e di cilën lutje ndez ndër gishta vaji që vigjilon portikëve të agimit

Ç’zbulim të freskët shkund në pritje kujtimi i blertë

Atje ku shpreson bota. Atje ku njeriu nuk lakmon më tepër sesa
të jetë njeri

I vetëm dhe pa asnjë Fatalitet!

Odiseas Elitis

Përktheu: Romeo ÇollakuPërvijohet zëri erës regëtitëse, ndërsa ti dihat ndër drurët
e saj të padukshëm

Është e verdhë çdo fletë e gjumit tënd dhe me të lëvizur gishtat
një flakë vërshon

Thellë teje me gjurmë prej dielli rrëmbyer! Dhe mbarë flladit
bota e vegimeve

Kurse e nesërmja rrëfen të lakuriqtë gjirin e shenjuar prej të
njëjtit yll

Që ngrys vështrimin një qiell sikur bën të shterojë

Oh mos u ngujo nën qerpikë

Oh mos u lëkund gëmushave të gjumit

Ti e di cilën lutje ndez ndër gishta vaji që vigjilon portikëve të agimit

Ç’zbulim të freskët shkund në pritje kujtimi i blertë

Atje ku shpreson bota. Atje ku njeriu nuk lakmon më tepër sesa
të jetë njeri

I vetëm dhe pa asnjë Fatalitet!

Odiseas Elitis

Përktheu: Romeo Çollaku