Gjumashja

Portret i Odiseas Elitis.



Përvijohet zëri erës regëtitëse, ndërsa ti dihat ndër drurët e saj të padukshëm.

Është e verdhë çdo fletë e gjumit tënd dhe me të lëvizur gishtat një flakë vërshon

Thellë teje me gjurmë prej diellit rrëmbyer! Dhe mbarë flladit bota e vegimeve

Kurse e nesërmja rrëfen të lakuriqtë gjirin e shenjuar prej të njëjtit yll

Që ngrys vështrimin një qiell sikur bën të shterojë

Oh mos u ngujo nën qerpikë

Oh mos u lëkund gëmushave të gjumit

Ti e di cilën lutje ndez ndër gishta vaji që vigjilon portikëve të agimit

Ç’zbulim të freskët shkund në pritje kujtimi i blertë

Atje ku shpreson bota. Atje ku njeriu nuk lakmon më tepër sesa të jetë njeri

I vetëm dhe pa asnjë Fatalitet!

Përktheu: Romeo Çollaku